Hasani: Jugo-nostalgjikët po presin dështimin e PAN-it, por Kosova s’ka hajr prej tyre
Deklaratat e fundit nëpër medie se koalicioni LAA dhe Lëvizja Vetëvendosje janë duke pritur dështimin e PAN-it për të formuar qeverinë dhe institucionet e dala pas zgjedhjeve të 11 qershorit, anëtari i Kryesisë së Nisma për Kosovën Bajram Hasani po i sheh si tendencioze dhe deklarata sa për tua bërë qefin siç ka thënë ai “ jugo-nostalgjikëve”.
Hasani në një postim të tijin në Facebook ka thënë se problem nuk do të ishte nëse dështon PAN, por pse “ po dështojmë të gjithë, po dështon Kosova”.
Hasani ka thënë se duhet sa më parë të krijohen institucionet e reja e të cilat duhet të marrin përgjegjësin për vendimet që sjellin, e që këto institucionet duhet të sjellin ndryshimin që i duhet vendit për të pasur sukses në rrugën që ka para.
Ky është postimi i plotë i Hasanit:
Mediet po shkruajn: se LDK e VV po presin dështimin e PAN-it?!
Problemi nuk është pse dështon PAN-i, por pse po dështojmë të gjithë, po dështon Kosova.
Ketë po e presin jugo-nostalgjike, a mundet vendi tua sheh hajrin këtyre? Pastaj ku mund të na shpien këta?
Kosova dhe qytetarët presin formimin e institucioneve të reja. Institucione që marrin përgjegjësinë e vendimeve që sjellin ndryshimin e suksesin./Gazeta Monitor/


