ARKATANA

Hasani: Fjalët e Bashës s’kanë pasoja juridike, Osmani s’ka të drejtë t’i japë mandat dikujt nëse Kuvendi s’konstituohet sipas ligjit

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Ish- Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka deklaruar se ankesa e Listës Srpska në Kushtetuese për cështjen e zgjedhjes së nënkryetarëve të Kuvendit, sipas të gjitha gjasave është e bazuar.

“Gjykata duhet të vendosë tani. Besoj se nuk do të zgjasë shumë, sigurisht jo më shumë se 60 ditë. Do të vendosë nëse kërkesa e Listës Serbe është e bazuar apo jo. Në shikim të parë mendoj se është qartësisht e bazuar, sepse Kushtetuta, tre vendime dhe rregullorja thonë se kuvendi konstituohet vetëm kur të gjithë nënkryetarët e komunitetit shqiptar, komunitetit serb dhe komuniteteve joshqiptare dhe joserbe janë zgjedhur, sepse edhe ata kanë vende të garantuara”, tha ai.

Sipas tij, nëse presidentja Osmani e mandaton dikë për të formuar qeverinë, bën shkelje kushtetuese.

“Nuk mund ta imagjinoj një situatë ku ajo nuk përfundon në gjykatë për shkelje të kushtetutës, sepse është një shkelje e qartë e Kushtetutës. Ajo nuk ka të drejtë t’i japë mandat askujt nëse kuvendi nuk konstituohet sipas ligjit dhe sipas urdhrave dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës”, tha ai.

Të shtunën, edhe pse nuk u zgjodh nënkryetari serb, kryetari i Kuvendit Dimal Basha e shpalli të mbyllur procesin e konstituimit. Ai e thirri një mbledhje të kryesisë për dje, e cila dështoi për shkak se PDK e LDK nuk shkuan.

United Hospital

Hasani thotë se ajo që ka thënë Basha nuk prodhon ndonjë pasojë.

“Ajo që tha ai, nuk ka pasoja juridike. Është e pavlefshme në kuptimin absolut sepse Kuvendi konstituohet vetëm nëse zgjidhen të gjithë nënkryetarët, siç ka urdhëruar Gjykata Kushtetuese e Kosovës në një aktgjykim të vitit 2014, dhe në dy aktgjykime të këtij viti. Ata kanë interpretuar kushtetutën, dhe kushtetuta është e qartë kur e normon strukturën e Kuvendit dhe përbërjen e Kuvendit” ka thënë Hasani për Euroneës në gjuhën serbe.

Hasani ka theksuar po ashtu se partia në pushtet (VV), po e interpreton Kushtetutën në mënyrë dogmatike duke theksuar se kjo nuk guxon të jetë kështu, “sepse sipas asaj logjike asnjë komunitet joshqiptare nuk mund të zgjedhin kurrë nënkryetarët e tyre sepse nuk i kanë 61 vota”.

Sipas Hasanit është në dorën e gjykatës që të vendosë për modalitetet që duhet t’i ndjekë Kuvendi në aspektin kushtetues, përkatësisht zgjedhjen e dy nënkryetarëve nga komuniteti serb dhe joshqiptar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.