ARKATANA

Hasani falënderon votuesit: NISMA është një prej fituesve më të mëdhenj të këtyre zgjedhjeve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kandidati për deputetë nga NISMA për Kosovën, njëherësh anëtarë i kryesisë së kësaj partie Bajram Hasani ka falënderuar të gjithë qytetarët për mbështetjen në zgjedhjet e fundit. Ai ka vlerësuar se NISMA është një prej fituesve më të mëdhenj të zgjedhjeve të 11 qershorit.

Ai nëpërmjet një postimi në Facebook, ka thënë besimin e dhënë do ta kthejnë në punë në të mirë të Kosovës dhe qytetarëve të saj.

“Dua të shprehë mirënjohjen time të thellë për të gjithë ata që më dhanë votën dhe besuan tek unë dhe NISMA për Kosovën. Ne ende jemi në pritje të rezultateve, por pavarësisht rezultateve individuale dua të ju falënderoj secilin prej jush veç e veç për mbështetjen që ma dhatë. Një gjë është shumë e sigurt, NISMA për Kosovën është një prej fituesve më të mëdhenj të këtyre zgjedhjeve. Ju garantojmë se besimin që na e keni dhënë do ta kthejmë në punë në të mirë të Kosovës dhe qytetarëve të saj”, ka thënë ai.

Ky është postimi i plotë i Hasanit:

Eco Higjiena

Të dashur miq, aktivistë të NISMA për Kosovën, dhe të gjithë ju që më keni qëndruar afër dhe e keni mbështetur kandidaturën time për deputet të Kuvendit të Kosovës . Dua të shprehë mirënjohjen time të thellë për të gjithë ata që më dhanë votën dhe besuan tek unë dhe NISMA për Kosovën. Ne ende jemi në pritje të rezultateve, por pavarësisht rezultateve individuale dua të ju falënderoj secilin prej jush veç e veç për mbështetjen që ma dhatë. Një gjë është shumë e sigurt, NISMA për Kosovën është një prej fituesve më të mëdhenj të këtyre zgjedhjeve. Ju garantojmë se besimin që na e keni dhënë do ta kthejmë në punë në të mirë të Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Falënderime nga zemra për të gjithë ju miq, që keni qenë pjesë aktive dhe e pazëvendësueshme e të gjithë aktivitetit tim.

Mirënjohje të pafundme për ju

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.