United Hospital

Hasani e “bombardon” komunën me kërkesa për të dëbuarit e Luginës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Refik Hasani këshilltar komunal u ka dërguar shkresa kryetarit të Komunës, Kryesuesit të Kuvendit të Komunës , Drejtorisë së Administratës dhe anëtarëve të Komitetit për Politik dhe Financa gjegjësisht Shefave të Grupeve Parlamentare që janë të përfaqësuar në Kuvend për të trajtuar e shqyrtuar më realisht hallet dhe nevojat që kanë të dëbuarit e Kosovës Lindore e qe ndodhen në Gjilan.

Sipas tij këto shkresa dhe iniciativa vijnë pasi është formuar Komitetit për bashkëpunim ndërkufitarë në Kuvendin Komunal të Gjilanit dhe ky projekt për evidentimin e kësaj kategorie të bëhet edhe në Gjilan i cili sa më parë duhet të kompletohet dhe të filloj së vepruari.

KKVITI

Hasani ka kërkuar që të evidentohen të gjithë qytetarët si kategori e të dëbuarve, zhvendosurve dhe shpërngulurve shqiptarë që jetojnë apo kanë qëndrim në Gjilan pas qershorit të vitit 1999 si të ardhur nga Komuna e Medvegjës , Bujanocit dhe Preshevës.

Një kërkesë tjetër për Kuvendin Komunal të Gjilanit, Hasani e ka adresuar që të caktoj një pikë të veçantë të rendit të punës në seancën e radhës dhe të shqyrtoj mundësin që të miraton një rekomandim-Konkluzion apo një akt drejtuar instancave më të larta të institucioneve Qendrore si Parlamentit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për evidentimin e qytetarëve që nuk kanë arritur ende të kryejnë regjistrimin civil pasi janë si kategori e të dëbuarve, zhvendosurve dhe shpërngulurve shqiptarë nga Komuna e Preshevës , Bujanocit dhe Medvegjës që janë të ardhur pas qershorit 1999 me qëndrim të vendosur në Komunën e Gjilanit dhe një propozim kërkesë që Administrata e Përgjithshme në Gjilan të caktoj një zyrtarë në kuadër të Administratës që të filloj me një formular standard për evidentimin e të gjithë qytetarëve që ende nuk është arritur të pajisen me dokumente të udhëtimit pas vitit 1999 si kategori e të dëbuarve, zhvendosurve dhe shpërngulurve shqiptarë nga Komuna e Preshevës , Bujanocit dhe Medvegjës meqëndrim të vendosur në Komunën e Gjilanit tha Hasani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.