Fundamenti

Hasani: Do ta vrisja Sekiraçën po të më jepej rasti

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Në ditën e dytë të dëshmisë kundër Enver Sekiraçës, ish-polici Besnik Hasani ka deklaruar se ishte në gjendje ta vriste Sekiraçën po t`i jepej rasti, pas vrasjes së ish-kolegut të tij, Triumf Riza. Enver Sekiraça akuzohet për nxitje të vrasjes së Rizajt, shkruan sot Koha Ditore.

Besnik Hasani ka dëshmuar në atmosferë të tensionuar në gjykatë, e cila u shoqërua me sharje e fyerje me të akuzuarin. Fillimisht, situata ka filluar të acarohet kur dëshmitari Hasani, i cili është dënuar për shpërthimin në lokalin “Sekiraça”, teksa po merrej në pyetje nga mbrojtja e të akuzuarit, e ka quajtur atë “bandit”. Pas kësaj kanë reaguar avokatët e Sekiraçës, duke i kërkuar trupit gjykues që t`i tërhiqet vërejtja dëshmitarit dhe të ketë kujdes me fjalët.

“Unë nuk kam si ta quaj ndryshe një prijës të një bande kriminale”, ka thënë Hasani.

Uji Dea

Megjithatë, kryetari i trupit gjykues, Arcadius Sedek, i ka kërkuar atij që të jetë më i matur, megjithëqë është i vetëdijshëm se me Sekiraçën nuk janë shokë tamam “të mirë”.

Duke folur për raportin e tij me policin e ndjerë, dëshmitari e ka përshkruar atë si raport miqësor. Për të, Riza ishte një polic i përkushtuar dhe nuk kishte konflikt me askënd, përveç me të akuzuarin. Pas vrasjes së Rizës, Hasani ka thënë se po t`i dilte përpara Sekiraça, do ta vriste megjithëqë ishte polic në detyrë.

http://koha.net/?id=3&l=59553

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.