FIDANISHTJA

Hasani: Dëshmia e Rubin sot do t’i hedh poshtë të gjithë akuzat e prokurorisë për UÇK-në

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani për RTV21 tha se me dëshminë e ish-ndihmësit të Sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin e cila do të bëhet sot, ai do të tregoj vullnetin e tij për UÇK-në, për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Krasniqin dhe Jakup Krasniqin që ata nuk ka bërë asnjë krim.

Ai beson se dëshmia e Rubin para trupit gjykues nesër do t’i hudhë poshtë të gjithë akuzat e prokurorisë, në të cilën sipas tij i kanë prezantuar disa lloj personash me pretendime të ulëta dhe të dëmshme.

Uji Dea

“Kjo tregon vullnetin e tij që të dëshmojë për një ushtri çlirimtare të Kosovës, për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Krasniqin dhe Jakup Krasniqin që ata nuk kanë bërë asnjë krim, si luftë dhe UÇK. Ai dëshmon se kemi qenë bashkë edhe aleatë në luftë , kena qenë pjesëmarrës bashkë çdo veprim i UÇK-së është aleat i NATO-s, bashkë me NATO-n është bërë edhe liria dhe çlirimi i Kosovës. Ai me dëshminë e vet do të dëshmojë para trupës gjykues, mbrojtjen e tij që do t’i hudhë poshtë të gjithë akuzat e prokurorisë, ato që i kanë prezantu lloj lloj njeri, që ka ardh me pretendime të ulëta, të dëmshme”, tha Hasani.

Për protestën e sotme në Hagë, ai tha se është parë efekti i saj sot me flamujt e UÇK-së, flamujt kombëtarë dhe me brohoritjet e njerëzve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.