Hasan Rashiti rizgjidhet kryetar i degës së LDK-së në Kllokot
Gjilan – Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Kllokot, mbajti Kuvendin zgjedhor të Degës derisa për një mandat katër vjeqar sërish është zgjedhur Hasan Rashiti.
Mbledhja e Kuvendit të Degës është caktuar të mbahet në këtë datë në koordinim me Kryesinë Qendrore.
Pasi u shqyrtuan të gjitha pikat e Rendit të ditës, të propozuara për punën e Kuvendit, nxori edhe strukturat udhëheqëse të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dega në Kllokot.
Kryetar edhe për një mandat katër vjeçar u rizgjodh, kryetari i deritanishëm, Hasan Rashiti, nënkryetar, Perparim Rexhepi, sekretar Arta Emini, delegat për Kuvendin Qendror të LDK-së u zgjodh, Hasan Rashiti./rajonipress/


