Hidromorava

Hasan Rashiti pret investime në rehabilitimin e sistemeve ekzistuese të ujësjellësit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Marrëveshjet e nënshkruara do të hapin mundësit e fillimit të investimeve të cilat priten të ndodhin për rehabilitimin e sistemeve ekzistuese të ujësjellësit në katër vendbanimet e Komunës së Kllokotit tha Hasan Rashiti.

Në lokalet e KRU “Hidromorava” në Gjilan është bërë ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjës për shërbime në mes KRU “Hidromorava” dhe Komunës së Kllokotit.

Nënkryetari për Komunitete në Komunën e Kllokotit, Hasan Rashiti dhe Drejtori i Administratës dhe Shërbimeve publike, Hidajet Ahmeti pas një punë disa mujore me përfaqësuesit e asociacionit të përbashkët Dorsch Group dhe CDI-së, kanë nënshkruar marrëveshjen për funksionalizimin e ujësjellësit dhe mirëmbajtjen e kanalizimit.

Ky program do të realizohet nga asociacioni i përbashkët Dorsch Group (nga Gjermania) dhe CDI (nga Kosova) dhe financohet nga Qeveria Zvicerane dhe Qeveria e Kosovës.

Uji Dea

Marrëveshjet e nënshkruara do të hapin mundësit e fillimit të investimeve të cilat priten të ndodhin për rehabilitimin e sistemeve ekzistuese të ujësjellësit në katër vendbanimet e Komunës së Kllokotit tha Hasan Rashiti.

Pas rehabilitimit dhe pranimit teknik të këtyre sistemeve pritet që këto sisteme të integrohen plotësisht në KRU “Hidromorava” me themelimin edhe të njësisë së veçantë operative në komunën e Kllokotit.

Programi pritet të përfundojë në fund të vitit 2017, kurse Komuna e Kllokotit do të jetë në vazhdimësi në koordinim me KRU “Hidromorava” Dorsh-Cdi për mbarëvajtjen e këtij projekti me rëndësi për qytetarët e kësaj komune./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.