ARKATANA

Hasan Rashiti jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të degës së LDK-së në Kllokot

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Duke patur parasysh zhvillimet e fundit politike, veçanërisht pas rezultatit jo të mirë zgjedhor të LDK-së në nivel vendi e sidomos pas Kuvendit të fundit zgjedhor të LDK-së, ku LDK-ja zgjodhi kryetarin e ri, që paraqet fillimin e ndryshimit dhe të reformimit të LDK-së, duke dashur që ky ndryshim të mos jetë simbolik dhe të mos jetë një bllof politik, por me qëllim që procesi reformimit të shtrihet në të gjitha nivelet dhe drejtimet dhe të ketë dinamikën e duhur, paraqes dorëheqjen time të parevokueshme nga pozita e kryetarit të Degës së LDK-së në Kllokot ka shkruar Hasan Rashiti.

Letra e plotë e dorëheqjes

Kuvendit të Degës në Kllokot

Kryesisë së Degës në Kllokot
DORËHEQJE NGA POZITA E KRYETARIT TË DEGËS

Duke patur parasysh zhvillimet e fundit politike, veçanërisht pas rezultatit jo të mirë zgjedhor të LDK-së në nivel vendi e sidomos pas Kuvendit të fundit zgjedhor të LDK-së, ku LDK-ja zgjodhi kryetarin e ri, që paraqet fillimin e ndryshimit dhe të reformimit të LDK-së, duke dashur që ky ndryshim të mos jetë simbolik dhe të mos jetë një bllof politik, por me qëllim që procesi reformimit të shtrihet në të gjitha nivelet dhe drejtimet dhe të ketë dinamikën e duhur, paraqes dorëheqjen time të parevokueshme nga pozita e kryetarit të Degës së LDK-së në Kllokot.

ARKATANA

Me këtë akt dua që edhe në nivel dege tu hap rrugë njerëzve të rinj dhe ideve dhe energjive të reja. Falënderoj, kryesinë e Degës, kryesitë e nëndegëve, bashkëpunëtorët e mi e në veçanti anëtarësinë e LDK-së në Kllokot që për tërë këto vite më përkrahu dhe me besnikëri dhe përkushtim u rreshtua pas platformës dhe programit politik të LDK-së.

Besoj që Kuvendi i Degës shumë shpejt dhe në afate statutare do të zgjedh kryetarin e ri dhe organet e reja të Degës së LDK-së

Me respekt!

Hasan Rashiti, kryetar i Degës së LDK-së

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.