Hasan Aliu: Vitia ka shënuar rezultate në të gjitha lëmit
Viti – Kjo qeveri komunale në krye me Kryetarin Sokol Haliti janë të përkushtuar që të gjitha segmentet të jetës në Komunën e Vitisë në kuadër të mundësive buxhetore dhe kapaciteteve të saj të zhvilloj në frymën më të mirë të mundshme u shpreh Hasan Aliu.
zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu tha se në kuadër të rritjes së transparencës dhe llogari dhënies Institucionet Komunale të Vitisë po mbajnë këto konferenca për shtyp me qëllim që qytetarët të jenë të informuar mbi punën e komunës.
Ndërkaq duke folur mbi punën 6 mujore ai tha se ka suksese në të gjitha lëmit. “Kjo qeveri komunale në krye me Kryetarin Sokol Haliti janë të përkushtuar që të gjitha segmentet të jetës në Komunën e Vitisë në kuadër të mundësive buxhetore dhe kapaciteteve të saj të zhvilloj në frymën më të mirë të mundshme” u shpreh Aliu.
Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS) e Komunës së Vitisë po cilësohet si ndër drejtorit më të mira në nivel vendi. Kjo u bë me dije në një konferencë për shtyp.
Kaltrina Sylejmani, Drejtoreshë për Kulturë, Rini dhe Sport foli mbi punën dhe angazhimin e drejtorisë së saj për gjashtë mujorin e këtij viti duke përmendur se në bazë të disa raporteve të organizatave të ndryshme kjo drejtori është treguar shumë e suksesshëm në punën e saj. “Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport është vlerësuar nga raportet e hulumtimeve si KDI dhe Instituti GAP me një vlerësim shumë pozitiv për realizimin e planit të punës për 100% dhe këtë po dua të përmendi sepse besoj se na bënë të ndihemi mirë të gjithëve dhe jo vetëm mua si drejtoresh e kësaj drejtorie. Sepse sipas një raporti të MAPL-së, DKRS renditet e dyta në nivel nacional për realizimin e aktiviteteve në vitin 2014” u shpreh Sylejmani.
Ajo përmendi edhe disa aktivitete që janë zhvilluar nga kjo drejtori gjatë këtij viti e ndër to përmendi realizimin e manifestimeve dhe aktiviteteve të ndryshme por edhe bashkëpunimin e artistët e vitias me ata të Kolorados së Amerikës ku nga ky bashkëpunim është finalizuar edhe me një mural në qendër të qytetit të Vitisë, për këtë gjë ajo shprehi falënderimet e veçanta për artistët e dyja vendeve./rajonipress/


