Harxhon 600 mijë dollarë për një natë, pa merak se paguan shteti

Mos u bëj merak se paguan shteti. Për një natë të vetme në Paris, zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, ka shpenzuar rreth 600 mijë dollarë.
Në fillim të shkurtit, Biden qëndroi në Intercontinental Paris Le Grand, hoteli me pesë yje pranë Luvrit.Fatura që i erdhi ishte 585 mijë dollarë. Revista Weekly Standard raportoi për kostot e hotelit.
Ekipi i tij kishte prenotuar 130 dhoma, me rreth 320 euro nata. Nuk dihet nëse është prenotuar edhe suita presidenciale që kushton 3448 euro nata.Pas Francës, Biden shkoi në Londër. Aty kostot ishin më të ulëta. Për një natë në Hyatt Regency shpenzuan 459.336 dollarë.
I thonë për dy net rreth 1 milion dollarë.Një punonjës i Departamentit të Shtetit thotë se kostot nuk janë të pazakonta.