Hartohet plani i veprimit për transparencë në Kamenicë

Kamenicë – Lulzim Canaj, Kryesues i komisionit ka thënë se kontributi i anëtarëve të komisionit për hartimin e rregullores është në nivel. “Ne kemi për qëllim të bëjmë ndryshim të thellë në rregullore e jo vetëm amandamentimin e rregullores dhe kjo rregullore do të bazohet kryesisht në udhëzimin administrativ” ka thënë Canaj.
NOPM ka organizuar takimin e dytë të grupit punues për ndryshimin e Rregullores Komunale për Transparencë me anëtarët e grupit punues për ndryshimin e Rregullores Komunale për Transparencë është hartuar Plani i Veprimit për Transparencë. OJQ-ja NOPM është duke u angazhuar në mënyrë aktive në hartimin dhe zbatimin e politikave, angazhohet ta rrit transparencën dhe të promovoj vetëqeverisjen lokale si dhe pjesëmarrjen e publikut në vendim-marrje.
Ky takim i punës ka pasur për qëllim hartimin e Planit të Veprimit për Transparencë në kuadër të diskutimit dhe hartimin e draft-propozimit të Rregullores Komunale për Transparencë duke konsultuar legjislacionin në fuqi.
Lulzim Canaj, Kryesues i komisionit ka thënë se kontributi i anëtarëve të komisionit për hartimin e rregullores është në nivel. “Ne kemi për qëllim të bëjmë ndryshim të thellë në rregullore e jo vetëm amandamentimin e rregullores dhe kjo rregullore do të bazohet kryesisht në udhëzimin administrativ” ka thënë Canaj.
Takimi i punës ka qenë një-ditor dhe është punuar në grupe të vogla punese përmes “brainstorming”, grupet e formuara kanë pasur këto tema: Pjesëmarrja e publikut në vendim marrje, njoftimet- konsultimet për të gjitha mbledhjet dhe publikimi i akteve si dhe qasja në dokumentet zyrtare.
Këto grupe kanë përgatitur planin e veprimit për periudhat kohore të komisionit për hartimin e rregullores për transparencë.
Pas punimit në grupe anëtarët e komisionit kanë prezantuar punimet e grupeve punuese./rajonipress/