Hidromorava

Hartohen prioritetet nga mekanizmi koordinues kundër dhunës në familje

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Mekanizmi Koordinues Kundër Dhunës në Familje, në Gjilan vazhdoi me punëtorinë nga viti i kaluar me temën “Komunikimi për Zhvillim” me OJQ “PEN” si partner implementues i UNICEF-it, që është pjesë e Programit të Përbashkët kundër dhunës në familje i agjencioneve të UNKT-ës e që po zbatohet në Gjilan gjatë tre viteve.

Në këtë punëtori anëtarët e Mekanizmit Koordinues hartuan prioritetet lidhur me komunikimin për dy vitet e ardhshme 2015 dhe 2016, prioritete këto që burojnë nga strategjia komunale kundër dhunës në familje për periudhën 2013-2018.

Eco Higjiena

Vlen të theksohet se komuna e Gjilanit këtyre ditëve po shënon hapa konkret për implementimin e kësaj strategjie.

Pak ditë më parë kryetari i komunës z. Lutfi Haziri ka nënshkruar një Memorandum mirëkuptimi me UN Women për bashkë – financimin e aktiviteteve për vitin 2015, e po ashtu komuna ka shpreh gatishmërinë që në mënyrë konkrete ta ndihmoj edhe strehimoren “Liria”, e cila i jep ndihmë direke personave të prekur nga dhuna në familje./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.