RCCOLA

Hartat zonale krijojnë mundësi për investitorët e interesuar

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kamenicë – Begzad Sinani dhe Ilir Kastrati kanë dhënë sqarime për punimin e hartave zonale të cilat sipas tyre krijojnë mundësi për investitorët e interesuar.

Kuvendi i komunës e mbajti seancën e parë për ketë vit, të cilën e udhëhoqi kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Kamenicës, z.Bajram Dermaku. Në seancë ishin të pranishëm: Kryetari i komunës Begzad Sinani, nënkryetari Fatmir Matoshi, drejtorët e drejtorive komunale, ekipi komunal i OSBE-së, dhe disa media lokale.

Rendit të punës i’u shtuan edhe dy pika të reja, ndërsa pika e katërt u largua nga rendi ditës, e cila kishte të bënte me: Shqyrtimi i draft rregullores, Sh.12 Nr. 37 dt 05.01.2016, për plotësimin dhe ndryshimin e rregullores komunale nr. 5184 të datës 06.11.2012, për ndarjen e subvencioneve, për të cilën këshilltarët propozuan, që ajo duhet të plotësohet dhe korrigjohet.

Ndërsa, si pika të reja u propozuan: Bartja e mjeteve financiare të nga viti 2015 për vitin 2016, si dhe kërkesa për pagesën e doganës për një kombi – bus, për nevojat e klubit të futbollit “Bashkimi” nga Koretini, që është donacion nga bashkatdhetarët e këtij fshati.

RCCOLA

Këshilltarët komunal i aprovuan pikat tjera, duke filluar me draft planin Sh.02 Nr. 617, dt. 11.01.2016, të mobilitetit për Komunën e Kamenicës. Shqyrtimi i propozim- vendimit Sh.06 Nr. 1779 dt. 19.01.2016, për punimin e hartave zonale, ku për rendësin e tyre u dhanë sqarime nga ana kryetarit z. Sinani dhe drejtorit të Drejtorisë së Urbanizmit, Ilir Kastrati.

Këto harta krijojnë mundësi për investitorët e interesuar.Ndërsa, pika që kishte të bënte me bartjen e mjeteve financiare nga viti i 2015 për në ketë vit, pati mjaft diskutime nga ana e këshilltarëve, për shumën e mjeteve dhe si u krijuan ato.

Këshilltarëve këtë ua arsyetuan, kryetari i komunës dhe drejtoresha e Drejtorisë për Buxheti dhe Financa, Shejnaze Masurica.

Ndër tjerash kryetari tha se asnjë projekti të realizuar gjatë këtij mandati nuk i’u ka lejuar mjete shtesë./rajonipress/