United Hospital

Harry dhe Markle shpallen burrë e grua

/ 2 minuta lexim
HW

Ata thanë “po”! Princi Harry i Anglisë lidhi kurorë mesditën e sotme me aktoren amerikane Meghan Markle, duke u bërë kështu burrë dhe grua. Të emocionuar që të dy, ata shkuan në altar ku morën bekimin për nisjen e rrugës së re, si bashkëshortë.

Rreth 600 të ftuar morrën pjesë në shërbimin kishtar, ndërkaq mijëra të tjerë u mblodhën jashtë kishës St.George.

Markle u përcoll deri në altar nga Princi Charles, babai i Harryt, pasi babai i saj ka njoftuar se nuk do të mund të marrë pjesë në dasmë për shkak të shëndetit të ligë.

Mbretëresha Elizabeth II i ka dhënë Princit Harry titullin Duka i Sussex, ndërkaq Markle do të ketë titullin Dukesha e Sussex.

UBT

Harry, 33-vjeç, është i pestë në linjën për fronin mbretëror. Ai dhe Markel 36-vjeçe, janë takuar përmes një shoku të përbashkët më 2016 dhe e kanë mbajtur të fshehtë lidhjen e tyre për muaj.

Ata njoftuan se janë fejuar në nëntor të vitit të kaluar.

Harry është djali i dytë i Princit Charles dhe Princeshës së ndjerë Diana.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.