UBT

Harrojeni kamomilin. Këto çajra janë “ilaçi” më i mirë për pagjumësinë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Një nga problemet kryesore që njerëzit kanë në ditët e sotme është pagjumësia. Për shkak të lodhjes së madhe, mendimeve të shumta e një sërë arsyesh të tjera shumë njerëz e gjejnë të vështirë të flenë lehtësisht sapo vënë kokën në jastër.

Mes shumë mënyrave për të shpëtuar nga pagjumësia është dhe konsumimi i çajërave bimorë. Më poshtë ju rendisim disa prej tyre sipas ‘Healthyonline’:

Lëvorja e manjolës
Me anë të një studimi është zbuluar se çaji i lëvores së manjolës zvogëlon kohën që duhet për të fjetur dhe rrit sasinë e gjumit duke modifikuar receptorët GABA në tru.

Eco Higjiena

Balsam limoni
Pirja e çajit me balsam limoni mund të zvogëlojë pagjumësinë.
Çaji i kamomilit
Çaji i kamomilit përmban antioksidantin apigenin, i cili mund të ndihmojë në fillimin e gjumit.

Frut pasioni
Çaji i frutit të pasionit mund të përmirësojë cilësinë e gjumit. Gjithashtu, në kombinim me rrënjët e valerianës mund të reduktojë pagjumësinë.

Rrënja e valerianës
Është një barishte e përdorur për shekuj me radhë për të trajtuar probleme si pagjumësia, nervozizmi dhe dhimbjet e kokës. Valeriana mund të nxisë përgjumjen duke rritur nivelet e një neurotransmetuesi të quajtur GABA.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.