Eko Higjiena

Harrohet Projektligji për Pagat

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Më 3 shtator të këtij viti Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për Pagat dhe të njëjtin e ka dërguar në Kuvendin e Kosovës, por nga ajo kohë thuajse është harruar në tërësi. Përfaqësues të punëtorëve në vend po kërkojnë që ligji në fjalë të miratohet sa më shpejt që është e mundur, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Projektligji për Pagat ndonëse ka kohë që është miratuar nga Qeveria e Kosovës vazhdon të qëndrojë në sirtarët e Kuvendit të Kosovës, derisa kohë më parë ishte premtuar se ligji në fjalë do të kalojë shpejt. Përfaqësues të punëtorëve në vend po kërkojnë që ligji në fjalë të miratohet sa më shpejt që është e mundur, derisa në anën tjetër përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar janë shprehur kundër një iniciative të tillë.

FIDANISHTJA

Naser Osmani, anëtar i Komisionit për Buxhet dhe Financa nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në një prononcim për gazetën “Zëri” ka treguar se janë në pritje që projektligji t’u shkojë në Kuvend. Osmani ka sqaruar se fillimisht do të ulen me ministrin e Financave Bedri Hamzën, si dhe me përfaqësuesit e sponsorimit të këtij ligji, Ministrinë e Administratës Publike, për t’i analizuar renditjet e kategorive brenda kornizave të mundshme buxhetore.

“Presim që të vijë Projektligji në Komision, ku më pastaj Komisioni të ulet bashkë me ministrin e Financave dhe me sponsoruesit (Ministrinë e Administratës Publike) dhe të shohim si është bërë rangimi, të paktën të mos ketë ulje të pagave, vetëm brenda kornizave të mundshme të buxhetit. Nuk e di a do të aprovohet këtë vit ky projektligj, sepse nuk e di kur do të kalojë në leximin e parë, kur do të bëjë opozita kuorumin që të mundë të vijë në Komision për amendamentim. Duhet të shikohet kur i bën numrat pozita për ta votuar”, ka thënë njëri nga përfaqësuesit e këtij Komisioni.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.