Mobi Casa

Harrohen dëmet nga vërshimet, nuk reagojnë as Blerandi e as Luta

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Ramiz Ramadani drejtor për bujqësi tha për rajonipress se raporti i detajuar që përmban të gjitha shënimet mbi dëmet e shkaktuara nga vërshimet në fshatrat e Gjilanit i është dorëzuar me kohë Blerand Stavilecit dhe Lutfi Hazirit, por as njëri e as tjetri nuk kanë kthyer përgjigje.

Edhe pse komisioni për vlerësimin e dëmeve nga vërshimet në fshatrat e Gjilanit që ndodhi në prill të këtij viti e ka kompletuar me kohë raportin e dëmeve dhe i është dorëzuar Ministrisë së Bujqësisë dhe vet komunës së Gjilanit, sipas Ramiz Ramadanit drejtor për bujqësi as Blerand Stavileci e as Lutfi Hazri ende nuk kanë kthyer asnjë përgjigje.

“Me kohë e kam dërguar raportin në Ministrinë e Bujqësisë dhe te vet kryetari Lutfi Haziri, por me gjasë nuk ka mjete dhe ende s`kam marrë përgjigje nga asnjëri prej tyre” tha Ramadani për rajonipress.

Uji Dea

Ramadani tha se Komisioni i Drejtorisë së Bujqësisë në Gjilan për vlerësimin e dëmeve pas vërshimeve të fundit, i formuar më 22 prill 2014, ka konstatuar se vlera e dëmeve nga vërshimet e fundit është 75.446 euro, përderisa janë vërshuar 131 hektarë tokë.

Ramadani tha se dëmet më të mëdha kanë qenë përgjatë lumit “Morava”, duke filluar nga fshati Nasalë, Lladovë, Velekincë, Uglarë, Pogragjë e deri në dalje të fshatit Dobërçan.

Gjithashtu, vërshime të mëdha ka pasur edhe në Grykën e Karadakut përmes lumit “Zhegra”, në fshatrat Shurdhan, Haxhaj, Demiraj, Zhegër, Lladovë, Haxhaj e Pidiq./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.