Uji Dea

Harris pas bisedës me presidenten Osmani: U pajtuam të vazhdojmë forcimin e raportit të rëndësishëm Kosovë-SHBA

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Zëvendëspresidentja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris, ka njoftuar për bisedën telefonike që ka pasur dje me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, raporton Express.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Harris ka thënë se me Osmanin janë pajtuar që të vazhdojnë forcimin e raportit të rëndësishëm SHBA-Kosovë.

“Ishte kënaqësi të flisja me Presidenten Vjosa Osmani dje për t’ia shprehur falënderimet e kombit tonë Kosovës për strehimin e afganëve të ndjeshëm në Kampin Bonsteel. U pajtuam që ta vazhdojmë fuqizimin e raportit të rëndësishëm ShBA – Kosovë”, ka shkruar Harris.

Ndryshe, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një bisedë telefonike me nënpresidenten amerikane, Kamala Harris.

ARKATANA

Osmani tha se ka biseduar me nënpresidenten Harris për çështjen e strehimit të qytetarëve afganë, të cilët kanë ikur nga talibanët.

“Nënpresidentja Harris theksoi se SHBA-ja është thellësisht mirënjohëse ndaj Kosovës për bashkëpunimin e ngushtë dhe gatishmërinë e bujarinë e treguar për mikpritjen e mijëra qytetarëve afganë”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Osmanit.

Kosova ka shprehur gatishmërinë që të strehojë përkohësisht rreth 2.000 afganë, të cilët kanë bashkëpunuar me forcat e SHBA-së dhe NATO-s. Deri më tani në Kosovë janë strehuar rreth 500 afganë.

Gjatë kësaj bisede telefonike, po ashtu është diskutuar për çështjen e pandemisë, ku Osmani ka shprehur falënderimin për donacionin prej mbi gjysmë milion doza të vaksinave Pfizer, që SHBA-ja ka nisur të dërgojë në Kosovë./Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.