Fundamenti

Haraqija: Lufti Haziri mund ta udhëheqë LDK-në

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Anëtari i LDK-së, Astrit Haraqija në emisionin humoristik “Përrall me tupan”, ka folur rreth zgjedhjeve që do të mbahen brenda LDK-së, duke theksuar se do të jetë pjesë e këtyre zgjedhjeve.

Haraqija ka theksuar se si synim do ta ketë që procesi të ecë përpara, duke shtuar më pas se nëse nuk do të merrte asnjë post në këto zgjedhje, për të nuk do të ishte interesant, transmeton Indeksonline.

“Do të jem pjesë e zgjedhjeve në parti. Si synim është që procesi me ecë përpara. Unë e di që absolutisht kurrë mos me marr post për mua nuk është interesantë, sepse kam pasur post në kohën e Rugovës, dhe për mua kjo ka qenë epoka më e ndritëshme”, ka thënë Haraqija.

Ai gjithashtu ka theksuar se LDK-ja ka figura jashtëzakonishtë të mëdhaja që munden me udhëheq LDK-në, si Lutfi Haziri dhe Ali Asllani e shumë figura tjera.

ARKATANA

Gjatë emisionit, ish ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka folur edhe rreth koalicionit të mundshëm mes LDK-së dhe PDK-së , duke thënë se me bllokun nuk ka mundësi që të formohet qeveria sepse kushtetuta nuk e lejon.

Ai preferon koalicionin PDK-LDK, kurse kryeministri t’i takojë LDK-së.

Zgjedhjet e brendshme në LDK ishin paraparë të mbaheshin gjatë kësaj vjeshte, mirëpo për shkak të ngërçit politik brenda kësaj partie, janë arsyetuar se nuk ekzistojnë kushtet. Nuk dihet ende se kur do të mbahen këto zgjedhje, e as nëse do të rikandidohet Isa Mustafa edhe për një mandat tjetër./Indeksonline/