Uji Dea

Haradinajt i teket një kollë pasi u pa me Mustafën e Limajn, e quan të dobishëm takimin

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj ka folur shkurtimisht para mediave pas takimit që pati në njërin nga hotelet e Prishtinës me partnerët e koalicionit, raporton Gazeta Express.

Haradinaj ka thënë se ishte ai që e ka thirrur këtë takim, e se në të është biseduar për shumë aspekte të dialogut Kosovë-Serbi.

Këtë takim i pari i AAK’së, e ka quajtur të dobishëm.

“E kam ftuar këtë takim me kryeministrin Mustafa dhe z.Limaj dhe i kemi biseduar shumë aspekte të dialogut, besoj që ka qenë një takim i dobishëm”, tha ish’kryeministri.

Megjithatë, deklarimi i Haradinajt para gazetarëve nuk ka vazhduar më shumë, pasi që i njëjti ka pasur disa probleme me kollitjen gjatë deklarimit.

Uji Dea

Partia që udhëhiqet nga Ramush Haradinaj ka dhënë detaje për takimin që është mbajtur sot mes partnerëve të koalicionit.

Zëdhënësi i AAK’së, Lulëzim Blaka ka thënë për Gazetën Express se temë e vetme e takimit që ka qenë procesi i dialogut me Serbinë.

“Në takim përpos kryetarit Haradinaj, kanë marrë pjesë edhe kryetari i LDK-së z. Isa Mustafa dhe kryetari i Nismës Socialdemokrate z. Fatmir Limaj.

Në takim u kërkua që në procesin e dialogut të kontribuojnë i gjithë spektri politik dhe civil në Kosovë, pasi që kjo është temë shumë me rëndësi për të ardhmen e vendit”, ka thënë Blaka./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.