UBT

Haradinaj: Zhvillimi ekonomik rajonal, kontribuon në paqen dhe stabilitetin e Evropës Juglindore

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Dubrovnik – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Kroaci, sot ka marrë pjesë në Forumin e Dubrovnikut, me temë “Fuqizimi i qëndrueshmërisë Mediterani, Evropa dhe Ballkani Perëndimor”.

Në fjalën e tij kryeministri Haradinaj tha se Republika e Kosovës është e përkushtuar për fqinjësi të mirë dhe kontribuuese e rëndësishme në të gjitha iniciativat rajonale që për qëllim kanë zhvillimin ekonomik rajonal dhe hapjen e perspektives evropiane.

Para të pranishmëve në këtë forum, Kryeministri Haradinaj ka thënë se bashkëpunimi ndërmjet vendeve duhet të jetë në funksion të integrimeve evropiane, dhe për këtë Qeveria e Kosovës është duke punuar me përkushtim.

Kryeministri Haradinaj ka shprehur orientimin e qartë properëndimor dhe përcaktimin euroatlantik të Kosovës për anëtarësim në BE dhe në NATO.

Fundamenti

“Jemi duke punuar me përkushtim për qeverisje transparente dhe llogaridhënëse, fuqizimin e sundimin të rendit dhe ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në të njëjtën kohë po punojmë në Agjendën e Reformave Evropiane, ERA 2”, tha kryeministri Haradinaj.

Më tej, kryeministri Haradinaj ka folur për sundimin e ligjit si prioritet i Qeverisë së Kosovës që dëshmon se vendi po e përmbyllë me sukses procesin e liberalizimit të vizave, si dhe tranzicionin e Forcave të saj të Sigurisë.

“Kosova është gati, po ashtu, për tranzicionin e FSK-së në ushtri, si një trupë gjithëpërfshirëse e profesionale, sipas standardeve të NATO-s.”

Kryeministri Haradinaj foli edhe për raportet ndërfiqnjësore, për të cilat tha se Kosova është duke punuar për ndërtimin e paqes dhe perspektivës, duke vlerësuar se ka raporte të mira me shumicën e vendeve, e që është në proces të normalizimit të marrëdhënieve edhe me shtetin fqinj Serbinë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.