RCCOLA

Haradinaj: Zgjidhja është anëtarësimi i Kosovës në NATO

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në NATO është zgjidhja.

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka shkruar se rendi dhe ligji nuk kanë alternativë dhe sipas tij, duhet të forcohen në të gjithë vendin, pa përjashtim.

“Siguria e përgjithshme lehtëson dhe shpejton rendin dhe ligjin. Siguria dhe stabiliteti, forcon edhe ekonominë. Kosova në NATO është zgjidhja. Jo anasjelltas”, ka shkruar ai.

RCCOLA

Ai ka thënë se sa më afër që të jetë Kosova me NATO-n, aq më shumë do të ketë rend dhe ligj, e po ashtu edhe ekonomi të zhvilluar.

“Jo larg integrimeve euroatlantike për më shumë rend e ligj. E kundërta. Sa më afër integrimeve dhe sa më shpejtë në marrëdhënie kontraktuale me NATO-n, aq më shumë rend dhe ligj, aq më shumë ekonomi”, ka shkruar ai në Facebook.