Uji Dea

Haradinaj zgjeron fjalorin e ofendimeve – i quan “myrtyqypa” koalicionin qeverisës

/ 3 minuta lexim
HW

Haradinaj nuk hezitoi t`i quajë “myrtyqypa” ata që menduan që ndalja e tij ishte e drejtë. Pasi sqaroi për lëndën , që siç tha ai, është “bluar” në Gjykatën e Hagës, ai tha se ka dyfytyrësha, të cilët sa thonë duhet të pastrohet dikush, nuk e marrin parasysh këtë dhe sërish e endin.

​Gjatë një interviste në RTK, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka kritikuar rëndë qeverinë e tanishme pasi nuk ndërmori masat e duhura gjatë ndaljes së tij në Slloveni. Ndërsa, ai nuk hezitoi të falënderoj shtetin slloven për lirimin e tij.

Ai ka sqaruar se gjatë kohës sa ishte duke u gjykuar në Gjykatën e Hagës, prokurori i kësaj gjykate kishte deklaruar se nuk ka asnjë ndërhyrje apo pengim në rastin e dëshmitarit, në “Rastin Haradinaj”, transmeton Indeksonline.

Ndërsa, Haradinaj ka thënë se ekziston një ligj e një rregull kur landa procedohet dhe pastaj mbyllet.

“Është një kohë, rregull kur duhet me u procesu landa dhe me u mbyll. Nuk mundet ajo të qëndrojë çdoherë. Prokurori i Gjykatës së Hagës se nuk ka asnjë rast asnjë ndërhyrje të pengimit në rastin e dëshmitarit në rastin Haradinaj”, ka thënë ai.

UBT

Haradinaj nuk hezitoi t`i quajë “myrtyqypa” ata që menduan që ndalja e tij ishte e drejtë. Pasi sqaroi për lëndën , që siç tha ai, është “bluar” në Gjykatën e Hagës, ai tha se ka dyfytyrësha, të cilët sa thonë duhet të pastrohet dikush, nuk e marrin parasysh këtë dhe sërish e endin.

Haradinaj, nuk u ndal me kaq, duke folur për Qeverinë e tanishme, koalicionin PDK-LDK, që sipas tij, kanë dy probleme, njëri është mosbesimi e tjetri mos guximi. Ai tha se mungesa e këtyre dyjave do ta fundosin vendin.

“Kjo qeveri i ka dy probleme, mosbesim se nuk besojnë ndër vete, ky mosbesim sjell mos guxim. Nuk kanë mundësi as guxim të shkojnë me rritje të pagave. Duke u fundosur kjo qeveri, e fundos edhe vendin”, tha ai, transmeton Indeksonline.

Ai, shtoi më tej se koalicioni i tij me NISMA-n e VV-në është bërë pikërisht për të bërë ndryshime, pasi që ai e sheh që Kosova ka shumë nevojë për atë./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.