GRANDEMALL

Haradinaj: Zgjedhjet nuk janë larg, kjo Qeveri nuk po funksionon

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj thotë se zgjedhjet nuk janë larg.

Ai thotë se Kosova ka arsye për të shkuar në zgjedhje, pasi sipas tij është prishur ekuilibri i brendshëm i vendit.

Duke folur për RTK, Haradinaj nuk ka treguar për kohën se kur shteti mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme por ka thënë se “zgjedhjet nuk janë larg”.

ARKATANA

“Ne mendojmë se duhet Kosova të shkojë në zgjedhje sa më shpejt. Qytetarët vërtetë kanë qejf të ju jepet mundësia, që të kthehet në vendimmarrës, që të vendos. Ne nuk mund të themi kur por zgjedhjet nuk janë larg. Mund të shpallen këtë vit, por unë them se zgjedhjet janë larg”, tha Haradinaj.

Haradinaj thotë se Kosova tashmë ka një ndërprerje institucionale prandaj zgjedhjet janë zgjidhje për të dalë nga kjo gjendje. Ai tha se Qeveria nuk po mund të funksionojë.

“Kjo gjendje po i kushton edhe vendit. Kosova duhet të shkojë në zgjedhje. Këtë gjë duhet ta kuptojë edhe mazhoranca. Nuk kemi nevojë të presim më shumë”, tha Haradinaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.