UBT

Haradinaj: Zgjedhjet e parakohshme në dorën e pozitës

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, duke iu referuar mungesës së kuorumit në seancat, kur votohej për PTK-në në Kuvendin e Kosovës, ka deklaruar se nuk do të marrin ndonjë veprim konkret për ta ndërprerë jetën institucionale në vend.

Sa i përket mundësisë për zgjedhje të parakohshme nacionale, ai nuk ka përjashtuar këtë mundësi, por ka thënë se i mbetet partive politike që janë në opozitë të vendosin se a mund të vazhdojnë më tutje.

“Me të vërtet po shkojmë në një palë zgjedhje, ato lokale, por kjo është një sinjal që zgjedhjet parlamentare duhet të mbahen në një afat më të afërm. Por, kjo nuk do të thotë që nuk mund të ndodhë që vetë partitë që janë në qeveri të vendosin se a mund të vazhdojnë më tutje”, ka thënë ai.

UBT

Lideri i AAK-së ka folur edhe për takimin e para disa ditëve me kreun e PDK-së,Hashim Thaçin, duke thënë se temë kryesore në atë takim ka qenë procesi i bisedimeve në Bruksel.

Haradinaj ka konfirmuar se nesër do të udhëtojë në një vizitë zyrtare në SHBA, por nuk e ka bërë publike agjendën e kësaj vizite, duke thënë se këtë do ta bëjë nesër përmes një komunikate. /Telegrafi /