Uji Dea

Haradinaj: Zgjedhjet do jenë dështim nëse s’e zgjedhim presidentin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherit edhe kandidati i kësaj partie për president, Ramush Haradinaj, ka thënë se nëse nga zgjedhjet e 14 shkurtit nuk arrihet të dilet me një emër për president të Kosovës, ato do të jenë dështim, shkruan Gazeta Express.

Këto komente ai i bëri gjatë hapjes së fushatës së AAK’së, në qytetin e Prizrenit.

UBT

“Një ide themel vazhdon me qenë e jona se ne dëshirojmë të jetojmë në paqe me fqinjët tanë, por duke e mbrojte tonën. Prizreni është një qytet që na nderon. Qytet i vlerave kulturore, fetare e trashëgimisë. Prizreni ka sfidat e veta, i mungon hekurudha, lidhja me Tetovën, do të jemi bashkë për Prizrenin e Kosovën. Më 14 shkurt kur votojmë suksesi i këtyre nuk do varet vetëm nga zgjedhja e Kuvendit por edhe të presidentit. Nëse nuk e zgjedhim presidentin, këto zgjedhje do jenë dështim”, ka thënë ai.

Përveç AAK’së, fushatën zgjedhore për zgjedhjet je 14 shkurtit e kanë hapur edhe partitë e tjera politike në vend. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.