Uji Dea

Haradinaj: VV po flirton me radikalizmin islamik

/ 5 minuta lexim
GRANDEMALL

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në emisionin Tonight të Ilva Tares në News24, thotë se kishte interesim nga Hashim Thaçi që ai të lironte postin e tij të kryeministrit.

“Me siguri zhvillimet ose të brendshme ose zhvillime të tjera në ekipin e tij, ose ku di unë si kanë shkuar gjerat më tutje… por, kjo nuk ndodhi”, thotë Haradinaj, i cili shton se ai do të jetë kryeministër i ardhshëm i Kosovës.

“E bazoj në ato që punoj, në ato që ndodhin në terren dhe në ato që ndodhin në mendjet e njerëzve të Kosovës”.

Për Marrëveshjen për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi Haradinaj thotë se s’është e përkryer, por se përkrah këtë proces, marrëveshjen dhe të gjitha detyrat që dalin nga ajo.

I pyetur se a ka lloj servilizmi të klasës politike të Kosovës ndaj Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kreu i AAK-së thotë se “janë gabim ata që flasin kështu”. Ndërsa, në reagimin se a është kjo dëgjueshmëri pasojë e shantazhimit të politikanëve të Kosovës meqë kanë probleme me korrupsionin dhe drejtësinë, Haradinaj përgjigjet: “Nuk mund të flas për këtë direkt apo preciz për shkak se në një farë mënyre duhet të vërtetosh pse dikush mund të jetë i shantazhueshëm”.

Për Lëvizjen Vetëvendosje Haradinaj thotë se “flirton me radikalizmin islam”. Por, shton se nuk ka rrezik nga ky radikalizëm, pos që nga ajo që ka parë VV “e ka humbur orientimin”, “logjikën e një force politike që përfaqëson një kauzë”.

“Ne në Kosovë jemi një popull shqiptar në radhë të parë, prej mijëra vjetësh. Të paktën ashtu e besojmë veten. Për aq sa dimë, dëshirojmë të mbesim shqiptarë dhe për aq mijëra vjet sa është e mundur. Kemi identitetin fetar, e kemi shumë aspekte të tjera, por nuk i nxjerrim ato në plan të parë, dhe ato nuk kanë qenë identiteti ynë. Unë i respektoj edhe bashkësitë fetare, besimtarët, të gjithë. S’kam problem. Por, nuk mund të lejoj lëvizje ose mekanizma të caktuar që duan të nxjerrin mbi të gjitha këto identitete”.

ARKATANA

I pyetur për Hagën, Haradinaj përgjigjet shkurt me sarkazëm: “Një vend i bukur”. Ndërsa, shton se Kosova ka qenë në hallet e veta e s’ka mundur të mbërrijë mbështetja e saj tek ai në Hagë.

Për kohën e kaluar në Hagë, Haradinaj thotë: “Unë kam jetuar si ushtar atje. E kam bërë një orar për vete. E kam ndarë kohën sikur të isha në një plan pune”.

Ndërsa, thekson se e ka parë dy herë Slobodan Milosevicin.

“Shkoja në sallonin e vizitave, duke pritur tek vendi i vizitës… ndërkohë pashë një person përballë. Ai më tha në anglisht: “Z. HaradinajÇ. Unë e këqyra dhe i thashë: ‘Po’. Ai më tha në anglisht: ‘Jam Milosevici’. Nuk më bëri përshtypje. Por s’munda ta besoja që ishte ai. Dukej shumë i vogël, me pantallona të shkurta dhe një jelek si të peshkatarëve, me shumë xhepa. Por, vetëm hundën njoha, se e ka patur një hundë karakteristike. ‘Si është gjendja në Kosovë’, më tha… I thashë mirë. I thashë se bashkësia ndërkombëtare po sillen keq me ne. ‘Po pse’, tha? ‘Po ne duam të bëjmë një ushtri sipas dëshirës sonë…’! Cinizëm ishte. Në fakt kjo ka qenë hera e dytë. Herën e parë më tha: “Ooo… mirë se ke ardhur, si po të duket këtu’? Isha duke kaluar, dhe i thashë: ‘S’e di’! I thashë po ti je më herët dhe duhet ta dish më mirë. ‘E merr vesh vetë’, më tha. Kuptohet në distancë ishim, kishte roje ato që ishin prezentë”, thotë Haradinaj dhe shton se as atëherë e as sot nuk e ka parë arsye ta pyes për ato që ai ka bërë.

Për veprimet e EULEX-it në Kosovë, rihapjen e dosjeve për disa nga ish komandatët e UÇK-së, midis tyre Fatmir Limaj, Sylejman Selimi etj. Haradinaj beson se këto raste do të mbyllen me pafajësi. Ndërsa, kur është fjala për koalicionet e mundshme në të ardhmen, ai shton: “Nuk kemi arritur një marrëveshje koalicioni me subjektet e mëdha, me PDK ose LDK, në këtë raund të parë. Në raundin e dytë do ta shqyrtojmë si të shkojmë, në bazë të specifikave. Ne shpresojmë të jemi vetëm në garë dhe ta kërkojmë ndihmën e tjerëve, por do ta shqyrtojmë edhe mundësinë ose kërkesën e dikujt për ndihmë”.

Për bashkimin kombëtar thotë se nuk duhet t’ia lëmë krejt integrimit në BE.

“Kemi filluar të themi që do të bashkohemi BE dhe po na vjen më lehtë, por nuk është krejt ashtu. Edhe në BE ke regjione që nuk ndërlidhen më vete. Ne duhet me qenë krijues së ideve integruese ndërshqiptare. P.sh. ekzistojnë disa dhoma ose ta quajmë Senat, Parlament… Pra, me kriju një dhomë shqiptare të tillë… Një parlament shqiptar që t’i japi vetes disa detyra që nuk bien ndesh me kushtetutat e vendeve ku jetojnë, edhe në rast se jetojnë në Kosovë dhe në Shqipëri”, thotë Haradinaj. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.