KKVITI

Haradinaj: VV-ja shkeli vullnetin qytetar, zgjedhjet janë rruga për të dalë nga logjika e bllokadës

/ 1 minutë lexim
HW

Kandidati për kryeministër i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje shkeli vullnetin qytetar të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit dhe e bllokuan shtetin.

Në një status në Facebook, Haradinaj u shpreh se zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit janë zgjedhje prej zorit.

“Kosova nuk është duke mbajtur zgjedhje prej qejfit. Këto janë zgjedhje prej zorit. Ne i kami mbajtur një palë zgjedhje të mira në shkurt të këtij viti, por ata që dolën të parët, në vend që ta realizojnë rezultatin e tyre e t’i krijojnë institucionet, u përcaktuan për bllokadë. E shkelen me këmbë vullnetin qytetar dhe e bllokuan shtetin”, ka shkruar ai.

FIDANISHTJA

Haradinaj u shpreh se zgjedhjet e 28 dhjetorit janë rruga për të dalë nga logjika e bllokadës.

“Prandaj këto zgjedhje janë rruga për të dalë nga logjika e bllokadës dhe unë jam i bindur se ky drejtim do të marrë fund një herë e mirë! Krah teje e kundër bllokadës!”, ka shkruar tutje kryetari i AAK-së.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.