UBT

Haradinaj: Vuçiq po vazhdon të vajtojë që nuk po ndodhë ndarja e Kosovës

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka mbajtur sot një konferencë për media, pas vizitës së tij zyrtare në SHBA.

Haradinaj u pyet edhe për qëndrimet e fundit të Vuçiqit dhe kampanjën e tërheqjes së njohjeve nga Serbia.
“Është gabim drejtimi që ka marrë Vuçiq. Ai ende po vazhdon me vajtu që nuk po ndodh ndarja e Kosovës, ku kishim pasë me i dhënë 950 hektarë, e ai me na propozu ‘ndonjë hektar’, me bë hajgare me Kosovën. Tani ideja se ne duhet ta marrim njohjen duke dhënë diçka ende është në tavolinë e kam përsëritë disa herë”; ka thënë Haradinaj.

Mobi Casa

“Ne mund ta kthejmë tregun, pra taksa me u largu për njohje, por është gabim logjika e Vuçiq, pengimi i Kosovës. Në fakt, të ju them sinqertë, ai nuk po e pengon Kosovën, ai po e pengon Serbinë. Ai nuk ka me mujt me ec përpara drejt BE-së apo drejt ndonjë zhvillimi tjetër duke e penguar Kosovën. Këtë ia kanë bërë të ditur të gjithë”, ka shtuar ai në konferencë.