Mobi Casa

Haradinaj: VLAN, alternativa e vetme e kthimit të shtetit në normalitet

/ 2 minuta lexim

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar se shumica parlamentare, e rreshtuar në koalicionin LDK-AAK-Nisma dhe Vetëvendosje! “është alternativa e vetme e daljes nga kjo situatë, e zhbllokimit institucional në vend dhe e kthimit të shtetit në normalitet, funksionim dhe zhvillim”.

Ja postimi i plotë i Haradinajt në Facebook:

Takova sot të rinjtë e dy forumeve të Aleancës së të Rinjve të Kosovës, ata të kryesisë dhe të Këshillit Drejtues të tyre, me të cilët bashkëbisedova rreth zhvillimeve aktuale dhe situatës që po kalon vendi.

Ne shkëmbyem mendime e opinione rreth situatës që po kalon Kosova, krizës institucionale dhe pengmbajtjes së vendit nga qeveria në ikje.

Hidromorava

Konkluduam së bashku se shumica parlamentare, e rreshtuar në koalicionin LDK-AAK-Nisma dhe Vetëvendosje! është alternativa e vetme e daljes nga kjo situatë, e zhbllokimit institucional në vend dhe e kthimit të shtetit në normalitet, funksionim dhe zhvillim.

Potencova përkushtimin e koalicionit të shumicës për zgjidhjen e kësaj situate, vendosmërinë në këtë drejtim dhe tha se qveria në ikje dhe bllokada e jetës në vend, po numëron ditët e fundit dhe po i shterrë të gjitha mundësitë e mbajtjes peng të shtetit.

Në interesimin e të rinjve aleancistë, i sigurova ata se koalicioni do ta ndërtojë shumë shpejtë qeverinë dhe institucionet e vendit, dhe do t’i japin drejtim, rrugë dhe zhvillim Kosovës dhe qytetarëve tanë. RH (sic) /Telegrafi/