RCCOLA

Haradinaj viziton kompaninë “AR – KATANA”, kompani kjo shembull në rajon

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kënaqësi të shoh z. Muhamet Ajrullahu dhe ekipin e tij të kompanisë “AR – KATANA” Gjilan, arritjet dhe punën e tyre intensive, që është shembull në rajon e më gjerë. Qeveria e Kosovës duhet pasur kujdes të vazhdueshëm për ekonominë dhe duhet të jetë partner për të gjithë ata që synojnë perspektiva të reja për rritje dhe zhvillim ka shkruar Ramush Haradinaj.

“Ekonomia moderne kërkon dinamizëm, vizion dhe përdorim të zgjuar të teknologjisë. Energjia e Kosovës janë njerëzit e saj me potencial e ide kreative, të cilët po ndjekin trendet globale në fushën e ndërmarrësisë. Kënaqësi të shoh z. Muhamet Ajrullahu dhe ekipin e tij të kompanisë “AR – KATANA” Gjilan, arritjet dhe punën e tyre intensive, që është shembull në rajon e më gjerë. Qeveria e Kosovës duhet pasur kujdes të vazhdueshëm për ekonominë dhe duhet të jetë partner për të gjithë ata që synojnë perspektiva të reja për rritje dhe zhvillim” ka thënë Ramush Haradinaj.

Uji Dea

Kurse Nazim Ggaica ka thënë se gjatë vizitës së kryetarit z. Haradinaj sot në Gjilan, vizituam Kompaninë “AR – KATANA”, me ç’rast drejtorit të kësaj kompanie, z. Muhamet Ajrullahu, i’u nda medalja “Me Besim në Zot, Atdhe e Shtet”, për kontributin filantropik të tij si dhe për arritjet e kompanisë “AR – KATANA” dhe punën e tyre intensive,që është shembull në rajon e më gjerë./rajonipress/