UBT

Haradinaj: Viti 2018 po na kurorëzohet me ngjyrat e shenjta të flamurit amerikan

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se sapo është telefonuar nga Drejtori Ekzekutiv i agjencionit federal amerikan – Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Jonathan Nash, për t’ia kumtuar lajmin e Bordit të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit, që kryesohet nga Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, se ka vendosur t’i jap Kosovës Marrëveshjen Kompakt.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

Sapo me telefonoi Drejtori Ekzekutiv i agjencionit federal amerikan – Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Jonathan Nash, për të më kumtuar lajmin e jashtëzakonshëm se Bordi i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit, që kryesohet nga Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, ka vendosur t’i jap Kosovës Marrëveshjen Kompakt. Kosova kështu është kualifikuar të marr me dhjetëra milionë dollarë shtesë për investime strategjike infrastrukturore, sidomos në sektorin e energjisë.

FIDANISHTJA

Ky grant është mbi grantin tashmë të nënshkruar prej 49 milionë dollarësh të Marrëveshjes së mëhershme të Pragut. E falënderova z. Nash për këtë lajm madhor dhe dërgova përmes tij mirënjohjen dhe urimet më të mira për Sekretarin e Shtetit Pompeo, anëtarët tjerë të Bordit, dhe posaçërisht miqtë në Kongres, përfshi Eliot Engel, që kanë ndihmuar këto vite në komunikim me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC).

Viti 2018 po na kurorëzohet me ngjyrat e shenjta të flamurit amerikan dhe aleancës se bekuar të Kosovës me ShBA. Urime!. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.