Haradinaj – Veselit: Nuk jeni kryetarë i denjë
I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka thënë Kadri Veselit se ai nuk është person i denjë për kryetarë të Kuvendit. Haradinaj, ka thënë se po të ishte kryetar si duhet ai me automatizëm do të ndiqte procedurat e rregullta të Kuvendit e jo të lejonte shkeljen e tyre.
“Ne kemi vërejte në shumëçka. Në këtë rast është e pakuptimtë që për interes të një teme të shpjegojmë gjithçka. Po na detyroni të votojmë dy herë në mënyrë të paskrupullt. Ajo që po kërkojmë ne është shumë më e thjeshtë. Pra ka filluar nga e para. Qeveria edhe njëherë i ka sjellë amendamentet në Kuvend. Po të ishit kryetar i Kuvendit si duhet ju, ju me automatizëm është dashur ta ndiqni këtë rregull. Mendoj që është gabim procedura”, ka thënë Haradinaj. /Zeri/


