Haradinaj: Veseli e Thaçi e kanë dëmtuar pavarësinë e Kosovës

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, është duke marrë pjesë në një tubim në Gjilan me simpatizantë e mbështetës të AAK-së. Haradinaj ka folur për rëndësinë e pavarësisë, duke thënë se liderët e mëhershëm, të pas-pavarësisë nuk i kanë dhënë rëndësinë e merituar ndaj faktit se Kosova është e pavarur. Ai ka thënë se dëm të madh pavarësisë së Kosovës i kanë shkaktuar Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi.

“Arsyeja pse PDK i ka humbur këto kualitete, është se ata nuk kanë mundur me e bë shkëputjen në periudhën e para pavarësisë dhe pas pavarësisë. Ata i kanë nxjerr në vështirësi edhe partnerët, sepse ata e kanë vujtë një gjendje, pasi që Kosova paraqitej si një vend që nuk mund ta qeverisë veten”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se Kosova duhet të ketë qeveri burimore.
“Edhe pse kemi vuajtur shumë, në periudhën deri në liri, prapë se prapë na vjen mirë që çështja e Kosovës, është burimore, nuk jemi më të qeverisur nga të tjerët. Një shtet kur e shpall veten të pavarur, është i detyrum, obligohet me qeverisë veten dhe me i mbajtë përgjegjësitë. Nëse nuk e qeverisë veten, është dëm i madh, mohohet ajo që ka ndodh dhe mund të humbet ndonjë prej komponenteve të pavarësisë. Pavarësia të obligon të qeverisësh vetë, t’i mbash përgjegjësitë, dhe t’i mbash raportet. Prej këtij rreziku, humb edhe territor”, ka thënë Haradinaj.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS