UBT

Haradinaj: Vendimi i GJND-së, ngjarje e rëndësishme në historinë e shtetformimit tonë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar 11 vjetorin e vendimit të GJND-së për ligjshmërinë e Pavarësisë së Kosovës. Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se mendimi i GJND-së është ndër ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë të shtetformimit dhe shtetndërtimit.

“Ne aspirojmë në rrugën euro-atlantike. Me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë evropianë në krah, po rrugëtojmë drejt NATO-së dhe BE-së”, ka shkruar Haradinaj.

Uji Dea

Postimi i plotë:

Kosova e 17 shkurtit, në tërësinë e saj të plotë territoriale dhe rregullimin e brendshëm unitar është faktor i rëndësishëm i stabilitetit në rajon!
Njëmbëdhjetë vjet më parë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, legjitimoi përpjekjet tona historike, të drejtën tonë për shtet. Mendimi i GJND-së është ndër ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë të shtetformimit dhe shtetndërtimit.
Ishte rastësi se në procesin tim të dytë gjyqësor në Hagë, u ftova vetëm një ditë para këtij vendimi. Por, kur u ftova prapë në Hagë me 2019, disa ditë para përvjetorit të verdiktit të GJND-së, Kosova ishte më e fortë se kurrë. E pavarur, sovrane, me ushtri të vetën dhe me tarifë 100% ndaj mallrave të Serbisë, e cila në mënyrë agresive po lobonte për të përmbysur të arriturat tona.
Ne aspirojmë në rrugën euro-atlantike. Me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë evropianë në krah, po rrugëtojmë drejt NATO-së dhe BE-së. Kemi punuar shumë, por duhet të vazhdojmë edhe më tutje, të qasemi me kujdes dhe vendosmëri, në detyrat që kemi përpara, deri në realizimin e qëllimet tona. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.