UBT

Haradinaj: Ushtria bëhet brenda 90 ditësh nga fillimi i punës së Qeverisë

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Kandidati për Kryeministër i koalicionit PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj thotë se 90 pas nisjes së punës së Qeverisë, Kosova do të ketë ushtrinë e saj.

Thotë se do të tentoj t’i bind serbët e Kosovës se ushtria e Kosovës është në interes të tyre por se sipas tij, nëse kjo nuk do të arrihet, do të gjejnë mënyra tjera për të arritur këtë qëllim.

“Nga fillimi i punës së Qeverisë mundet mos me shku 90 ditë ose mundet me shku por unë mendoj se kohë optimale mendoj se është i mujshëm”, theksoi Haradinaj.

“Pra serbët e Kosovës po të ishin në veti dhe po të logjikojshin pa ndërhyrje të Beogradit do ta votojshin ushtrinë se është në të mirën e tyre, sepse ata jetojnë këtu. Kur ka siguri për të gjithë ka siguri edhe për ata”, tha Haradinaj në emisionin ‘Debat’ në RTK.

Fundamenti

“Nëse serbët nuk e kuptojnë këtë e unë do t’ua sqaroj në mënyrën më të drejtë e më të mirë do të zgjidhen rrugë me lëvizë me ushtrinë. Ne kemi bisedu edhe me aleatët dhe ata janë të interesum që marrja ose dhënia e mandatit bëhet kushtetues dhe ne jemi për që nënkupton 2/3. Besoj që kjo arrihet se shqiptarët të gjithë e dhënë përkrahjen, komunitetet etnike të gjithë do e dhënë por do ta japin edhe serbët. Me siguri do të ketë serbë mjaft të mençur që e kuptojnë se është në interes të sigurisë së tyre kjo”, theksoi Haradinaj.

Haradinaj tha se nëse do të marrë besimin e qytetarëve ka shumë synime që beson t’i arrijë brenda 3 mujorit të parë të punës.

“Prioritetet e Qeverisë janë të shumta. E di që aplikimi shtesave për fëmijë mund të merr pak më shumë kohë sepse duhet me bë planifikim buxhetor, dojmë me e nda këtë kartonin e gjelbër për diasporën. Janë 100 veprime prioritare që kanë të bëjnë me rendin dhe ligjin, kanë të bëjnë me sigurinë në vend”, tha lideri i AAK-së.

“Sigurojmë me e mrri një ditë që edhe në e harrofsh kerrin çelë mos me u tutë që ta prekë dikush, ose e ke lanë shpinë vetë e mos me u tutë, ose të ka dalë fëmijë vetë në rrugë e mos me u tutë pra pos shkojmë kan një opsion i një vendi të sigurt”, tha ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.