RCCOLA

Haradinaj tregon tri zhvillimet që mund të ndihmojnë në arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Në prag të takimit Kurti-Vuçiq të 18 gushtit në Bruksel , kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përmendur tri zhvillime të cilat sipas tij, mund të ndihmojnë në arritjen e marrëveshjes finale Kosovë-Serbi.

Sipas Haradinajt, institucionet e Kosovës dhe ambasadorët e vendeve të QUINT-it duhet të kenë komunikim intensiv me serbët e veriut, me të gjitha nivelet e mundshme deri me 1 shtator.

Po ashtu, ka thënë se duhet “angazhim për qëndrime të përmbajtura pas takimit të 18 gushtit dhe në asnjë mënyrë retorikë luftënxitëse”.

Dhe në fund, Haradinaj ka deklaruar se udhëheqësit e Bashkimit Evropian duhet të ia dorëzojnë agjendën e dialogut presidentit amerikan, Joe Biden, “në mënyrë që t’i ftojë liderët e dy vendeve për marrëveshjen finale për njohje reciproke sa më parë”.

“Kuptohet, Kosova duhet t’i kryejë punët e shtëpisë, ligjin e pagave dhe beneficionet për Policinë e Kosovës”, ka shkruar i pari i AAK-së në Facebook.

Ftesa për takimin me Kurtin dhe Vuçiqin erdhi nga përfaqësuesi i Politikë së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, pas tensionimit të situatës në veri të vendit, për shkak të vendosjes së barrikadave pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet.

Pas tensionimit, Qeveria shtyu zbatimin e vendimeve për reciprocitet për një muaj.

Mobi Casa

Kurti dhe Vuçiqi ishte planifikuar të takoheshin në Bruksel më 19 korrik, por takim ky që nuk u mbajt. /Telegrafi/

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë pranuar ftesën e Bashkimit Evropian që më 18 gusht të zhvillojnë rundin e ri të bisedimeve.

Kjo ftesë erdhi në kohën e rritjes së tensioneve në veri të Kosovës, pasi serbët lokalë vendosën barrikada për të kundërshtuar dy vendime të Qeverisë së Kosovës që kishin të bënin me dokumentet dhe targat serbe.

Barrikadat u hoqën pasditen e 1 gushtit dhe Qeveria e Kosovës u zotua se do të shtyjë për një muaj zbatimin e këtyre dy vendimeve.

Takimi i 18 gushtit do të jetë i treti midis Kurtit dhe Vuçiqit. Ata në kuadër të dialogut janë takuar dy herë gjatë vitit të kaluar, por dy takimet nuk kanë prodhuar ndonjë rezultat konkret.

Një takim mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë ishte paraparë të mbahej më 19 korrik, por sipas kryeministrit Kurti, takimi u shty me kërkesën e presidentit Vuçiq. /Telegrafi/