ARKATANA

Haradinaj tregon se kur do të mbahet seanca e radhës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

I nominuari për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, ka thënë se ka gjasa që seanca konstituive e radhës e Kuvendit të Kosovës, se mund të mbahet në fund të kësaj jave apo në fillim të javës së ardhshme, raporton “Zeri.info”.

Ai ka thënë se janë duke bërë përpjekje që kjo seancë të mos dështojë, duke mos dhënë detaje shtesë.

“Seanca e fundit nuk arriti epilogun. Edhe unë e paralajmërova një ditë më herët. Jemi në përpjekje që seanca e ardhshme të mos e ketë epilogun e njëjtë. Jemi në përpjekje që të kemi një seancë në fund të javës ose në fillim të javës tjetër….. Jemi në fund të një epilogu….”, ka thënë Haradinaj, i cili shtoi se për këtë janë përgjegjës të gjithë subjektet politike.

FIDANISHTJA

Ai po ashtu ka shtuar se diskutimet janë në përfundim e sipër mirëpo, nuk ka dhënë më shumë detaje.

“Proceset janë në finale, diskutimet janë në finale”, tha Haradinaj, raporton “Zeri.info”.

Sipas Haradinajt, Qeveria duhet të formohet sepse ka mjaftë punë e mjaftë procese që e presin Kosovën dhe se sipas tij, kjo është arsyeja që duhet të formohen sa më shpejt institucionet pasi që siç deklaroi Haradinaj, nuk ka kohë për të humbur. /ZËRI/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.