UBT

Haradinaj tregon kush është Kryeministër më i mirë, Thaçi apo Mustafa?

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Ndonëse janë kundërshtarë të përbetuar politikë Ramush Haradinaj e ka lavdëruar liderin e PDK-së Hashim Thaçin.
Haradinaj kur u pyet cili është kryeministër më i mirë Isa Mustafa apo Hashim Thaçi, Haradinaj tha se Thaçi është më i zoti dhe më i mençur sesa Mustafa. Sipas tij posti i kryetarit të Kuvendit do t’i shkonte Isa Mustafës për “ të fjetë në karrike”.

Ramush Haradinaj, Kryetar i AAK’së, në emisionin “Komiteti” – një prodhim ky i Gazetës Express për RTK’në–është përgjigjur në pyetjen se kush i duket Kryeministër më i mirë, Hashim Thaçi apo Isa Mustafa.

Ndonëse janë kundërshtarë të përbetuar politikë Ramush Haradinaj e ka lavdëruar liderin e PDK-së Hashim Thaçin.

Haradinaj kur u pyet cili është kryeministër më i mirë Isa Mustafa apo Hashim Thaçi, Haradinaj tha se Thaçi është më i zoti dhe më i mençur sesa Mustafa.

Sipas tij posti i kryetarit të Kuvendit do t’i shkonte Isa Mustafës për “ të fjetë në karrike”.

Haradinaj: Nga SHIK-u kanë pësuar oponentët politikë të PDK-së

Lideri i AAK-së ka thënë se është turp për bashkësinë ndërkombëtare me këtë që po tenton të bëjë në Kosovë.

Teksa ka folur për formimin e Gjykatës Speciale Ramush Haradinaj ka thënë se bashkësia ndërkombëtare ka dështuar në Kosovë.

Ai ka përmendur të rënët gjatë luftës, fëmijët jetimë, gratë e dhunuara dhe të gjithë ata që kanë përjetuar gjatë luftës.

HW

Haradinaj ka thënë se nuk frikësohet nga formimi i Gjykatës Speciale sepse të gjitha lëndët ndaj tij janë trajtuar dhe deri më tani nuk ka pasur asgjë.

Në emisionin “Komiteti” Haradinaj nuk ka hezituar ta quajë ministrin e Drejtësisë Hajredin Kuçin dallaveraxhi.

Sipas tij Kuçi i ka fajet për dështimet në gjyqësor.

Haradinaj po ashtu ka thënë se SHIK-u ka qenë grupacion i një partie politike dhe nga veprimet e këtij shërbimi kanë pësuar oponentët politikë të PDK-së.

Haradinaj nuk beson se do të votohet Specialja

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj në emisionin “Komiteti” në RTK thotë se është kundër Gjykatës Speciale ndonëse para një viti deputetët e kësaj partie e kanë votuar rekomandimin që të themelohet kjo Gjykatë.

Haradinaj pranon se njëra ndër arsyet është edhe mbetja e tij&nbsp ; jashtë Qeverisë por se tash ideja për themelimin e një gjykate të tillë ka dalë nga kornizat nga shkëmbimi I letrave mes presidentes Jahjaga dhe baroneshës Catrin Ashton.

Ai beson se deputetët nuk do ta votojnë themelimin e Gjykatës Speciale.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.