GRANDEMALL

Haradinaj tregon “fajtorët e vërtetë” për rrëzimin e qeverisë Kurti

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ish-kryeministri, Ramush Haradinaj, ka treguar arsyet reale që sipas tij kanë çuar në rrëzimin e qeverisë së Albin Kurtit.

“Kini parasysh, nuk them se ishte e dëshirueshme në momentin kohor, por ky është realitet politik. Një qeveri humbi besimin pikërisht në kohë të krizës së pandemisë. Merita kryesore për të mbetur pa qeveri është e kryetarit të qeverisë, dhe kështu u krijua një krizë dhe parlamenti votoi mocionin e mosbesimit”, tha Haradinaj në Euronews Albania.

Eco Higjiena

Sipas Haradinajt, qeveria e Kurtit humbin besimin pikërisht në një kohë krize dhe fajtorët për këtë shtoi ai nuk është opozita, por kryeministri në detyrë dhe Lëvizja Vetëvendosje. Zoti Haradinaj tregoi gjithashtu pjesën ku ai dallon nga drejtuesit e tjerë të partive politike në raport me interesin e shtetit.

“Unë jam kryetar i AAK, por e dua Kosovën më shumë se Aleancën. E vërteta është se VV e Kurti e lanë Kosovën pa qeveri në momentin më të keq. Qeverinë Kuti nuk e rrëzoi opozita, por qeverinë Kurti e rrëzoi Kurti dhe Vetëvendosja.”, tha ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.