FIDANISHTJA

Haradinaj tregon arsyet pse e tërhoqi platformën nga Kuvendi

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Në përfundim të mbledhjes së Qeverisë, kryeministri Ramush Haradinaj, ka dhënë edhe arsyet se pse është tërhequr nga rendi i ditës së seancës së Kuvendit, platforma për finalizimin e dialogut Kosovë – Serbi.
Ai ka thënë se kjo ka ndodhur për arsye se ka vërejtur një interesim të madh të spektrit politik për debat në lidhje me këtë çështje, dhe duke dashur t’i jepet kohë propozimeve të tyre, kjo pikë është tërhequr.

“Sot kam tërheq platformën e Qeverisë për dialogun me Serbinë për arsye se duke vërejt një interesim të madh për debat është dashtë me i dhanë kohë këtij debati, me këtë ne i japim kohë spektrit politik që të vijnë me propozimet e tyre”, u shpreh Haradinaj.

Haradinaj, po ashtu, tha se Kosova ka nevojë për një përfaqësim gjithëpërfshirës dhe se tërheqja nga shqyrtimi e kësaj platforme është një veprim i duhur.

UBT

Ai shtoi se dialogu nuk është një detyrë vetëm e Qeverisë, mirëpo është edhe e Parlamentit.

“Dialogun nuk e mendojmë si detyrë vetëm të Qeverisë, ajo është detyrë edhe e parlamentit, ka pasë kritika të mëdha në Parlament se Qeveria po e merr ekskluzivitetin por nuk qëndron ashtu”, përfundoi Haradinaj.

Ndryshe, Platforma Shtetërore për Dialogun me Serbinë ishte planifikuar që të shqyrtohej qysh në seancën e djeshme, mirëpo një gjë e tillë është tërhequr sot nga i pari i Qeverisë./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.