Mobi Casa

Haradinaj: Transparenca, kusht i rëndësishëm për luftimin e korrupsionit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryeministri Ramush Haradinaj mori pjesë në konferencën për lansimin zyrtar të bazës së të dhënave të Gazetës Zyrtare dhe aplikacionit mobil, qëllimi i së cilës është informimi i publikut me Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës dhe aplikacionin mobil përkatës.

Ai me këtë rast tha se sot e kanë shënuaredhe një të arritur të përbashkët, të Qeverisë së Kosovës dhe USAID-it.

Haradinaj tha se përmes kësaj konference, jo vetëm që po lansohet një nisje e re vetëdijësuese, por edhe një produkt i ri, që është aplikacioni online, përmes të cilit qytetari i Kosovës mund të lexojë direkt të gjitha ligjet, publikimet zyrtare të qeverisë së vendit.

“Janë afro 8000 dokumente zyrtare tani të alokuara në këtë aplikacion dhe kjo është një dëshmi se në këtë mënyrë, së bashku ne po e rrisim transparencën”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se transparenca është kusht i rëndësishëm për luftimin e korrupsionit dhe të gjitha shkeljeve ligjore, duke ndihmuar qytetarët që të shohin të drejtat e tyre direkt në bazë të ligjit, dhe t’i shohin direkt veprimet që i ndërmerr qeverisja.

Fundamenti

Duke i falënderuar të gjithë ata që në vazhdimësi kanë kontribuuar që ky aplikacion i ri të jetë në prani të të gjithë qytetarëve, kryeministri uroi që me këtë punë të mirë të mos ndalemi me kaq.

Ndërkaq, ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delaëie u shpreh i lumtur për këtë të arritur të Zyrës së Kryeministrit së bashku me ndihmën e USAID-it.

“Besoj fuqimisht në partneritetin tonë me Kosovën dhe uroj për punën e mirë që është bërë nga Gazeta Zyrtare, që është ndër më të parapëlqyerat”, tha ai, transmeton Klan Kosova.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.