Haradinaj: Transformimi i FSK-së në Ushtri po merr krah
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, në një publikim në Facebook ka shkruar se transformimi i FSK’së në Ushtri po merr krah.
Haradinaj ka shkruar se ndihet krenar që Ushtrisë së Kosovës sot iu bashkua brezi i parë i rekrutëve.
Ai ka uruar shtetin për këtë.
“Transforfimi i FSK-së në Ushtri të Kosovës po merr krah. Krenar që sot rreshtit të saj iu bashkua brezi i parë i rekrutëve të ushtrisë sonë. Urime Kosovë!”, ka shkruar Haradinaj.


