Fundamenti

Haradinaj: Transformimi i FSK-së në ushtri është e drejtë sovrane

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova është e gatshme për një marrëveshje ligjore obligative me Serbinë, që do të thotë njohje reciproke, me detyrimin që Serbia të mos e pengojë vendin tonë të bëhet anëtare e OKB-së dhe të bashkohet me mekanizma të tjerë ndërkombëtarë.

Ai këto komente i bëri sot gjatë një takimi me presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq në Budvë, ku po mbahet konferenca për ekonomi në kuadër të Procesit të Berlinit për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Haradinaj e ka njoftuar presidentin Gjukanoviq për angazhimin e Qeverisë për forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit, zhvillimin ekonomik, progresin e Kosovës në rrugën euroatlantike, si dhe për rëndësinë e anëtarësimit në INTERPOL dhe organizata të rëndësishme ndërkombëtare.

Mobi Casa

Gjatë takimit, kryeministri Haradinaj ka vlerësuar raportet e mira bilaterale që Kosova ka me Malin e Zi, duke theksuar se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në fusha tjera të interesit të përbashkët, që ndikojnë në ngritjen e mirëqenies së qytetarëve tanë.

Po ashtu, Haradinaj e ka njoftuar presidentin e Malit të Zi edhe me procesin e transformimit të FSK-së në ushtri dhe miratimin nga Kuvendi të tri ligjeve për FSK-në, duke theksuar se kjo është një e drejtë sovrane.