Haradinaj thotë se VV, AAK e NISMA mund të shkojnë në zgjedhje me një listë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se opozita nuk ka kërkuar dhe nuk kërkon as sot zgjedhje për pushtet, por kërkon anulim të marrëveshjeve qoftë edhe duke shkuar në zgjedhje.

Sipas tij, kërkesa për shkuarje në zgjedhje nuk është bërë për kalkulime të fitores së zgjedhjeve, por është bërë për anulim të marrëveshjeve. Megjithatë Haradinaj, nuk e ka përjashtuar mundësin që në zgjedhje, opozita të shkoj më një listë të përbashkët.

Fundamenti

“Opozita e bashkuar po kërkon anulim të marrëveshjeve dhe një mënyrë e anulimit janë zgjedhjet. Një mënyrë tjetër është, ata që i kanë nënshkruar marrëveshjet t’i anulojnë ato, ose t’i nënshtrohen vendimit të Gjykatës Kushtetuese apo t’i nxjerrin në referendum. Mos të harrojmë, opozita ka qenë e kujdesshme dhe ka dhënë mjaft alternativa. Opozita nuk ka kërkuar dhe nuk kërkon as sot zgjedhje për pushtet, por kërkon anulim të marrëveshjeve qoftë edhe duke shkuar në zgjedhje. Kërkesa për shkuarje në zgjedhje nuk është bërë për kalkulime të fitores së zgjedhjeve, por është bërë për anulim të marrëveshjeve. Nëse shkojmë në zgjedhje, shkojmë jo për pushtet, por për t’i anuluar këto marrëveshje. Është opsion real që opozita të shkojë me një listë të përbashkët. Nuk e di se çfarë detyre mund të kryej unë pas zgjedhjeve, por e rëndësishme është të ndodhë ndryshimi në vendin tonë”, ka thënë Haradinaj në intervistën dhënë “Epokës së re” për numrin festiv.