UBT

Haradinaj thotë se s’ka zhbllokim të Kuvendit, pa u anuluar marrëveshjet

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

“Zhbllokimi i Kuvendit do të ndodhë vetëm nëse anulohen marrëveshjet nga versioni ekzistues i saj”, ka thënë në Rubikon, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, duke shtuar se opozita nuk është kundër obligimeve ndërkombëtare.

Haradinaj ka thënë se është normale që për vendet e BE-së hedhja e gazit të duket metodë e rëndë, pasi në vendet e tyre nuk është e domosdoshme hedhja e tij kur ata kanë politikanë që e mbrojnë vendin e tyre.

Fundamenti

Sipas Haradinajt, fuqinë e njëjtë që e ka Kushtetuesja për të ndaluar këto marrëveshje, e ka në dorë edhe kryeministri, i cili, sipas tij, mund t’i anulojë ato nëse ka veç vullnet të mirë politik.

Kreu i AAK-së, i cili ka marrë përsipër ndalimin e ratifikimit të marrëveshjes se demarkacionit me Malin e Zi, i ka bërë edhe njëherë thirrje Qeverisë që të përmirësojë marrëveshjen, para së të sillet në Kuvend. Lideri i AAK-së ka thënë se ka pasur tendenca që opozita të paraqitet si e çmendur, por se insistimi i saj po sjell edhe ndryshime.