Fundamenti

Haradinaj thotë se Qeveria duhet të reflektojë për punëtorinë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ia ka uruar mbarë punëtorisë së Kosovës 1 Majin, Ditën Ndërkombëtare të Punës, njofton kumtesa partiake.

Në urimin e kryetarit Haradinaj, thuhet:

“Mbarë punonjësve të vendit ua uroj 1 Majin, Ditën Ndërkombëtare të Punës, duke ndarë me ta shqetësimin e përbashkët për gjendjen aktuale në vend dhe për statusin jo të kënaqshëm të kësaj kategorie të shoqërisë sonë.

Në këtë ditë të shënuar uroj për ditë më të mira për mbarë punëtorinë, me shpresë që Kosova shumë shpejt të bëhet vërtet shtet që garanton sigurinë në punë, stabilitetin, mirëqenien dhe perspektivën e saj.

ARKATANA

Në Ditën Ndërkombëtare të Punës kujtojmë, gjithashtu, se Kosova është ndër shtetet me resurset, proporcionalisht, më të mëdha njerëzore, në mesin e vendeve të Evropës, por që nuk ofron shansin dhe shpresën e duhur për këtë kategori.

Andaj, shpresoj në ditë më të mira dhe të ardhme për numrin gjithnjë e më të madh të të rinjve, të gatshëm për punë dhe angazhim në shoqërinë tonë, por që fatkeqësisht janë të papunë dhe pa garancë se vendi dhe shoqëria jonë do t’u ofrojë shans atyre.

1 Maji shpresoj të jetë moment i duhur reflektimi i qeverisë dhe institucioneve tona ndaj kësaj kategorie, për të ardhme e ditë më të mira për punëtorinë dhe për mundësi, shpresë e angazhim për rininë, ekspertët dhe kuadrot që ka dhe ofron vendi ynë”, thuhet në urimin e kryetarit Haradinaj./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.