Uji Dea

Haradinaj thotë se Kurti po bën luftë hibride ndaj të arriturave të Kosovës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka akuzuar Qeverinë Kurti për luftë hibride ndaj sukseseve të Kosovës.

Haradinaj tha se kryeministri Kurti nuk po e vazhdon asnjë projekt të mbetur në gjysmë nga qeveritë e mëhershme. “Kurti jo vetëm që nuk i ka realizuar sukseset aty ku kanë munguar, por i ka luftuar të arriturat e mëhershme, i ka mohuar edhe sa ishte në opozitë, një pozicion lufte hibride të ngjashme me atë të armiqve të Kosovës, luftë hibride ndaj të arriturave të vendit”, tha Haradinaj.

FIDANISHTJA

I pari i AAK-së tutje tha se kryeministri Kurti po vazhdon ta mohojë ekzistencën dhe sukseset e vendit. “Autostrada për Shkup ekziston, ushtria ekziston, Trepça pronë e Kosovës ekziston, Kurti ka mundur t’i vazhdojë projektet e mbetura në gjysmë, ose në çerek, por asnjë nga këto projekte që kanë qenë fituese të Kosovës nuk kanë vazhduar dhe çka ka ndodhur që është edhe më keq, pra është që Kosova ka arritur të krijojë besim te aleatët, sepse formimi i ushtrisë është rezultat i një besimi”, ka shtuar ai.

“Kurti ka arritur nga një situatë e Kosovës, pra një shtet në ardhje, anëtar i familjes së kombeve që është në proces të realizimit të subjektivitetit ndërkombëtar, e ka kthyer në palë që dënohet nga ata që janë jetik për ne për me ecë përpara në proceset e brendshme”, tha Haradinaj në Rubikon të Klan Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.