GRANDEMALL

Haradinaj thotë se kërcënimi i Macronit për vizat është serioz

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë se Franca dhe Gjermania do t’i rishikojnë zotimet që i kanë bërë për çështjet ekonomike dhe politike të vizave për Kosovë dhe Serbinë, në rast se të dyja palët nuk tregohen të përgjegjshme në dialog.

Me ç’rast, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, vlerësoi se një deklaratë e tillë është kërcënim serioz për vendin, sa i përket çështjes së vizave.

“Kushtet për tu arritur liberalizimi i vizave janë plotësuar para ardhjes së Qeverisë, po ashtu edhe dakordimet. Unë bëj lutje tek të gjithë, nëse ky zë mbërrin kudo, sepse Franca ka ambasadën këtu, Gjermania po ashtu, që çështja e liberalizimit të mos përfshihet në paketën e ndëshkimeve. Populli e qytetarët e Kosovës kanë hequr shumë. Megjithatë, kërcënimi është serioz, sepse unë nuk besoj që presidenti Macron flet vetëm në emër të tij, pasi ai është njëri nga udhëheqësit kryesor të BE-së”, deklaroi Haradinaj në Tëvë1.

FIDANISHTJA

Ndërkaq, Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, duke iu referuar qëndrimit të presidentit francez, ka thënë se pezullimi i vendimit për heqje të vizave për qytetarët e Kosovës, do ta vriste dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

E sa i përket kësaj deklaratë të presidentes, Haradinaj tha se po të ishte në vend të Osmanit, do të bënte më shumë kujdes në deklarime.

“Macron është bukur në presion të opinionit të brendshëm. Nëse Kosovës njëherë i ndodhë një pezullim, do të ishte pezullim pa kufi”, theksoi Haradinaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.